Ndërsa kanë nisur përgatitjet për parlamentaret e 11 majit, Partia Demokratike ka dalë sot me një njoftim për të gjithë kryetarët e degëve të saj që duan të futen në garë për deputetë.
Në njoftim thuhet se të gjithë ata që duan që të futen dhe të garojnë në Primare, do duhet që të japin dorëheqjen nga drejtimi i degëve të PD. Për këtë afati i fundit thotë PD është data 26 janar.
“Për shkak të përgatitjes së rregullores proceduriale të garës për Primare, të cilat do të përzgjedhin kandidaturat elektorale të PDSH për zgjedhjet për Kuvendin 2025; në zbatim të pikes 4, neni 12 të statutit të PDSH, Ju informoj se: nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së Dielë, datë 26 Janar 2025, duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit”, thuhet në njoftim.