16korrik 2015 – Një 68-vjeçar nga Vora u arrestua sot për llogari të Italisë. Ahmet Dedej ishte në kërkim pasi policia e shtetit fqinj e akuzon për krime seksuale me një 14-vjeçare.

Hetimet ndaj këtij shtetasi janë kryer nga autoritetet policore italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. “Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka ngacmuar, abuzuar seksualisht dhe prodhuar materiale pornografike më të mitur, nëpërmjet Internet”, bëri të ditur policia.

Pak ditë më parë një punonjës banke u kap për të njëjtën akuzë, pasi u zbulua nga policia gjermane.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/