Për herë të parë, Këshillin Bashkiak i Tiranës do të ketë në përbërje të tij edhe një këshilltar që vjen nga radhët e komunitetit rom duke shënuar një moment historik. Sead Kazanxhiu, 37 vjeç, vjen nga radhët e Partisë Socialiste dhe zëvendëson në këtë detyrë Besard Kadinë.
Në fjalën e tij këshilltari më i ri, Sead Kazanxhiu, u shpreh: “Ky është një moment historik. Bashkia e Tiranës është një parlament i vogël dhe nuk dua të jem i pari dhe as i fundit. Dua që kjo rrugë të hapet dhe të përfshihen sa më shumë anëtarë të pakicave në Shqipërisë”, – tha ai