Nis lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga amnistia penale në IEPV Durrës.

Pas mesditës së sotme, familjarë të të dënuarve janë mbledhur në ambientet e jashtme të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale të Durrësit në pritje të lirimit të të afërmve të tyre.

15 të dënuarit e liruar janë pritur me përqafime nga familjarët dhe të njohurit.

Gjatë ditës së sotme, u liruan në të gjithë vendin nga Amnistia Penale 780 të burgosur që vuanin dënimin në burgje të ndryshme të vendit.

Nga burgu i Rrogozhinës ku dha një deklaratë për mediat, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se “nga lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga Amnistia, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit pasi vetëm për një të burgosur kostoja që i faturohet shtetit është 35.6 euro në ditë”.