Një banesë dy katëshe në fshatin Shënavlash është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar zjarrfikësit për ngjarjen, pasi siç mësohet, në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte asnjë familjar në banesë.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në katin e dytë të banesës dhe në çati. Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në katin e dytë të banesës, ndërsa në katin e parë dëmet janë minimale.

Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se aktualisht vatra e zjarrit po shuhet krejtësisht, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor që do të nisë punën për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit.