Një banesë dy-katëshe në lagjen nr. 5 të Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje.

Shkak mendohet të jetë bërë rrjedhja e një bombule gazi.

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit, që la pas dëme materiale.