Përfundon procesi i numërimit për kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë në KZAZ nr.23, tek shkolla “Jan Kukuzeli” në Durrës.

Në përfundim të numërimit të 77 kutive, që ii përkasin lagjeve nr.1,2,3,4,5,6,7,8,9,10 rezultati flet në favor të kandidates së PS, Emiriana Sako.

Në këtë KZAZ rezultati final është Igli Cara 8893 vota dhe Emiriana Sako 10416 vota. Diferenca mes dy kandidatëve është 1523 vota, në favor të Sakos.

Ndërkohë fletë votimi të pavlefshme janë 587.

Në orët e pasdites pritet të rifillojë procesi i numërimit, këtë herë për subjektet politike për Këshillin Bashkiak.

Ndërsa përsa i përket numërimit të votave në të gjithë bashkiinë, janë numëruar 263 kuti nga 342 QV në total.

Pa numëruar kanë mbetur vetëm 79 kuti

Rezultati I deritanishëm është:

PS 37203 vota

PD 29 558 vota

Diferenca është 7645 vota deri më tani.