Reshjet intensive të vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve kryesore të Durrësit.
Niveli i ujit ka kaluar trotuaret, duke vështirësuar tej mase qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve. Ndërkohë uji ka hyrë edhe në disa banesa.
Si paraqitet situata aktualisht me problematika në këto rrugë:
“Mbreti Gert”,
“Hysen Kertusha”,
“Abaz Çelkupa”,
“Neki Libohova”,
“Dalip Peza”,
“Hysen Myshketa”,
“Jahja Ballhysa”,
“Vollga”
“Asti Gogoli”,
“Mbreti i Arbërit”
“Jusuf Myzyri”
zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit,
tek Ura e Dajlanit,
nënstacioni elektrik në Rrashbull
rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.
Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale.
Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat.