Një aksident ka ndodhur në zonën e Murrashit ku mësohet se janë përplasur tre automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.