18 korrik 2015 – Të paktën katër të burgosur shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me disa të dënuar grekë në burgun e Patras.

Sipas mediave helene, nga sherri janë plagosur 7 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Sherri ka qenë mes 4 shqiptarëve dhe 3 grekëve, për arsye që nuk dihen ende.

Është dashur ndërhyrja e gardianëve për t'I neutralizuar personat në konflikt, të cilët janë transportuar më pas për në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm spitalor.

Shtatë të burgosurit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/