Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar njëri me tjetrin paraditen e sotme para katedrales “Shën Luçia” në Durrës.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje kanë qenë 6 adoleshentë dhe pas një konflikti verbal për motive të dobëta, sherri ka degjeneruar deri në përplasje fizike.

Të përfshirët në sherr kanë përdorur kaçavidë dhe thikë ndaj njëri-tjetrit.

Policia njoftoi se të plagosur kanë mbetur shtetasit B. G., dhe Xh. M., që kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Siç duket edhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, pas plagosjes, njëri nga të rinjtë e ka hedhur kaçavidën në kazanin e plehrave, ku është gjetur nga specialistët e kriminalistikës.

Ndërkohë thika që është përdorur nga një tjetër adoleshent nuk është gjetur ende. Nga burime policore mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Në vendngjarje mbetën njollat e gjakut dhe sende personale të adoleshentëve të përfshirë në konflikt.

M.B.