Një 62-vjeçar është plagosur me sende të forta në kokë në lagjen “Partizani” në Shkodër. 

Personi i identifikuar si Vladimir Bruçi, sipas njoftimit të policisë ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet  për kapjen e autorit. 

“Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.