Njolla gjaku, kapele dhe atlete në vendngjarje. Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë pranë katedrales “Shën Luçia”, në lagjen nr,.3 të Durrësit.

Në vendgjarje vihet re edhe prania e ambulancës që ka marrë personin e lënduar, që dyshohet se është në moshë te re.
Nga informacionet paraprake dyshohet për dy persona të plagosur.
Deri më tani policia nuk ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen për të dhënë detaje mbi dinamikën e saj dhe personat e përfshirë në të.