Mesditën e sotme ka plasur një bombël gazi në banesën e shtetasit U.M., në Kullë të Durrësit.

Mësohet se si pasojë e plasjes së bombëlës është lënduar shtetësja S.M., 70-vjeçe.

70-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Manëz/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.