2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Detajet mbi veprat penale që ata kanë konsumuar i dhanë blutë e qytetit në një njoftim për mediat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ilir Istrefaj, 45 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. A., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike, në një furrë buke, në lagjen nr. 13., Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.