SHBA – 50 vjet nga zhdukja e Marilyn Monroe, ajo mbetet sërish vajza e përzgjedhur e kopertinave. Revista “Playboy” i ka dedikuar kopertinën e saj aktores, në një numër ekskluziv që përmbledh historinë e saj, ndërsa janë publikuar fotografi nga arkivi nën emrin “The nude Marilyn”.

Sensuale, joshëse, e fortë, por edhe e brishtë në të njëjtën kohë, gruaja më e dëshiruar në botë rikthehet në qendër të vëmendjes së fansave të saj.

Ndërsa shkëlqeu pa fund kur ishte në jetë, suksesi i saj pushtoi mbarë botën edhe pas vdekjes.

Hugh Hefner, themelues i revistës “Playboy” shprehet se “momentet kur ajo kishte nën kontroll situatën ishte kur ishte e zhveshur. Kur ishte në një pozicion të tillë ishte më e fuqishme nga të gjithë”.

Aktorja e njohur vdiq në mënyrë të mistershme në 5 gusht të vitit 1962, kur ishte vetëm 36 vjeçe.