Temperaturat e larta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre ditëve të fundit, ka bërë që disa pushues në Durrës ta shfrytëzojnë motin e mirë me diell duke bërë plazh në zonën pranë Brrylit në Currila.
Dhe janë gjithnjë ata të apasionuarit pas detit që nuk ngurojnë të lahen, edhe pse jemi në fillim të muajit mars.
Në këtë zonë sheh shpesh edhe gjatë muajve të ftohtë si në nëntor apo edhe në shkurt, disa pushues të vjetër durrsakë që guxojnë të lahen gjithnjë në det pavarësisht temperaturave të ulëta që mund të ketë uji.