Në një denoncim për JOQ, një qytetar tregon rastin e plagosjes së vajzës së tij në Durrës, tek 4 statujat e këngëtarëve të famshëm të rokut botëror në shëtitoren “Taulantia”.

E vogla ka qenë duke bërë foto me njërën prej tyre dhe statuja i ka rënë sipër. Vajza ka përfunduar në spital dhe siç shihet në foton e mëposhtme është plagosur.

Ndërkohë më herët, autoritetet vendore njoftuan se statuja është dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm që po shkrepnin foto pranë saj, por versioni i prindit të vajzës së plagosur duket se e hedh poshtë variantin e parë.

Mesazhi i prindit:

Pershendetje, Duke i bere foto femijes i bie siper statuja gjysem e thyer. Femija me demtime ne koke dhe gjithe trupin. TMERR! Statujat janë vendosur për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore. Një ditë më parë, ajo e Tina Turnes ishte ‘shkulur’ e gjitha, duke lënë pas vetëm takat e këngëtares.