Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te rruga “Vëllazërimi” në ish-Kënetë të Durrësit.
Një mjet tip “Opel” është përplasur me një mjet tip furgon.
“DurrësLajm” mëson nga vendi i ngjarjes se shkak për aksidentin është bërë mjeti tip “Opel”, pasi drejtuesi i saj ka qenë duke transportuar fëmijën në spital i cili ishte sëmurë. Ai ka hyrë me të kuq në semafor dhe si pasojë është përplasur me furgonin.
Mësohet se ka qenë policia rrugore që ka bërë të mundur transportimin e fëmijës në spital, ndërsa nga aksidenti fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndiqni pamjet e aksidentit të përcjella nga vendngjarja nga operatori Denis Simaku.