Një 82-vjeçar në Velipojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije, se ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.