Policia Bashkiake ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionet e saj për lirimin e hapësirave publike. Efektivët e kësaj policie janë përqendruar përgjatë rrugës “Egnatia” dhe “Ismail Beja”, afër qendrës tregtare “Blu Star” deri tek stacioni i trenit.

“DurrësLajm” mëson se deri më tani janë vendosur 3 masa administrative ndaj bizneseve, si dhe janë përpiluar 5 akt konstatime për lirimin e hapësirave publike.

Policia Bashkiake ka bllokuar edhe automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, mbi trotuar.

Mëngjesin e sotëm, aksioni i kësaj policie u përqendrua në rrugër “Kasem Durrësi” dhe “Maliq Muço”.

“Sigurojmë qytetarët se jemi të vendosur për luftën kundër informalitetit dhe në lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga qytetarë apo subjekte të ndryshme”,- njoftonte në rrjete sociale Policia Bashkiake Durrës.