Në prag të vitit të ri shkollor, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi”, në njësinë administrative Sukth.

Sako, në postimin në rrjete sociale, nënvizon se gjatë muajve të verës është punuar në shkollat e bashkisë Durrës për t’i vënë ato në funksion të plotë.

Sipas kryebashkiakes, janë 14 shkolla të reja me standarte evropiane që kanë hapur dyert pas rindërtimit të tyre për shkak të dëmve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Postimi i plotë:

Gjithçka është gati për vitin e ri shkollor.

Perveç 14 shkollave të reja me standarte evropiane që kanë hapur dyert për të mirëpritur nxënësit, gjatë muajve të verës kemi punuar edhe në të gjitha shkollat e tjera të Durrësit me riparime, lyerje dhe pajisje me bazë materiale për ti vënë ato në funksion të plotë.

Në shkollën 9 vjeçare “Pal Zefi” dhe në kopshtin me të njëjtin emër në Rrushkull në njësinë administrative Sukth. Në takimin me stafin pedagogjik për tu njohur nga afër me kushtet dhe standartet që ofron kjo shkollë për procesin e mësimdhënies. Të hënën kjo shkollë do të mirëpresë 245 nxënës dhe 57 fëmijë që do të mësojnë në ambiente komode.