Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës, ndërsa në pranga ra një 59-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. F., banues në Fier. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Po ashtu, në telashe ka përfunduar edhe shtetasja M. L., banuese në Durrës, sepse tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë kontrollet në kufi dhe në çdo subjekt tregtar, për të evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e krimit ekonomik.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës.

✅ U kap në portin e Durrësit, me pajisje elektrike, pajisje bujqësore, shishe vere dhe mallra të tjera në automjet, të kontrabanduara, vihet në pranga 59-vjeçari.

✅ Procedohet penalisht edhe pronarja e një dyqani ku u gjet rreth 1.8 kg ar i kontrabanduar.

Sekuestrohen të gjitha mallrat e dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i kontrolleve intensive në kufi si dhe në çdo subjekt tregtar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, shërbimet e Policisë finalizuan operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit:

  • u arrestua shtetasi Sh. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara;
  • u procedua penalisht shtetasja M. L., banuese në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.