Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, në Presidencë.

Mbreti jordanez zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj nisi takimin me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, teksa liderëve të dy shteteve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.