Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot përfaqësues të shoqatës “Durrësi Autokton”.

Në një bashkëbisedim të ngrohtë, Presidenti Begaj vlerësoi punën që kjo shoqatë bën mbi baza vullnetare, por me impakt të madh në promovimin e vlerave të qytetit të Durrësit.

Kreu i Shtetit u njoh me aktivitetet e shoqatës dhe vlerësoi se kontributi i shoqatave të tilla si “Durrësi Autokton” ndihmojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave patriotike, historike, arkeologjike, kulturore e sportive të qytetit.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se është e nevojshme që shoqata të tilla të bashkëpunojnë me pushtetin lokal dhe zëri i tyre të dëgjohet sa herë që është në dobi të komunitetit, qytetit, ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave.