Mesnata e 26 janari ishte afati i fundit që krerët e degëve të jepni dorëheqjen për të marrë pjesë në Primare e më pas për të qenë kandidatë për deputetë.
Bëhet e ditur se janë pesë kryetarë degësh që kanë dhënë dorëheqjen në rrjete e tyre sociale.
Bëhet fjalë për:
Blendi Himçe, Elbasan
Manjola Nikollo, Sarandë
Afrovita Dhimojani, Himarë
Ilir Klosi, Dibër dhe Arsen Valisi dega 13, Tiranë, Kashar.
Këta pesë persona kanë dorëzuar në Partinë Demokratike dorëheqjen, akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në lidhje me vendimin e marrë në zbatim të statutit të partisë.
Edhe pse afati ka përfunduar kjo nuk përjashton që edhe krerë të tjerë degësh të kësaj partie të japin dorëheqjen. Sipas burimeve po pritet një shkresë zyrtare për të kuptuar si do të zhvillohet procesi e më pas të marrin vendimin. Shumë figura të PD-së janë shprehur kundër mbajtjes së Primareve, ndërsa të tjerë janë pro tyre.