Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali këtë të premte më 10.07.2026.
Gjithashtu është zbuluar edhe emri i vogëlushit, të cilin çifti ka vendosur ta quajë Aleksandër.
Si nëna ashtu edhe foshnja raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan martesën në një ceremoni private. Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.





