Lagjja nr.3 dhe 4 në Durrës mbrëmjen e sotme kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Një problem teknik ka shkaktuar shkëputjen e herë pas hershme të energjisë.

Dritat kanë ikur 3 herë brenda pak minutave. Shqetësohemi për pajisjet elektrike, se ikin e vijnë e nuk e dimë pse”, shkruan në redaksinë e “DurrësLajm” një qytetar.

Defekti prek edhe bizneset që ndodhen përgjatë “Rrugës Tregtare”, pasi siç duket edhe në videon e mëposhtme, bulevardi “Epidamn” është “zhytur” në terr.