Riparohen në kohë rekord 2 defekte të njëpasnjëshme në tubacionin kryesor DN 700 mm në Fushë Kuqe, i cili furnizon me ujë të pijshëm zonën e fshatrave dhe një pjesë të qytetit të Durrësit.

Konkretisht, një pjesë e tubacionit kryesor u dëmtua, për shkak edhe të amortizimit të këtij tubacioni, i cili është instaluar 45 vite më parë. Brigada e avarive ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për riparimin e pjesës së dëmtuar.

Që nga mbrëmja e djeshme linja u rikthye në normalitet dhe tashmë zona në fjalë ka filluar të furnizohet përsëri me ujë.

Shoqëria rajonale UKD kërkon mirëkuptimin e banorëve për problemet e shkaktuara në dy ditët e fundit.