Ky është projekti për stadiumin e ri të Durrësit “Niko Dovana” prezantuar nga studio ndërkombëtare 51N4E (Belgjikë), e cila e ka quajtur “Festival” projektin e hartuar prej saj.

Në Pallatin e Kulturës po prezantohen mëngjesin  e sotëm 3 projektet për Stadiumin e Ri si qendër tjetër e qytetit.

Projekti parashikon jo vetëm ndërtimin e stadiumit, por edhe hapësira urbane rreth e qark, pishina, shëtitore, si dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta.

3 studiot projektuese 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë), që marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar kanë në dispozicion nga 25 minuta për prezantimin e projekteve të tyre.

Në video shihni projektin e hartuar nga 51N4E.