Fituesi i konkursit ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit është shpallur studio belge “51N4E”.

Në garë për ta fituar këtë projekt ishin edhe 2 studio të tjera prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore si: Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Postimi i Sakos:

SHPALLJA E FITUESIT të Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri si qendër tjetër e qytetit – garuan për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë)

Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë social dhe ekonomik zhvillimi.