Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një kërkesë Partisë Demokratike dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për paratë e financimit në fushatë të selisë blu.

Bëhet fjalë për dyshimet se PD ka paguar 1 milionë Dollarë për një kompania amerikane lobimi për zgjedhjet e 25 Qershorit dhe nuk kanë deklaruar këtë shumë.

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas investigimit të bërë nga “Birn” dhe denoncimeve nga Partia Socialiste. /tvklan.al