Edhe pse Partia Demokratike është duke fituar në Kamëz, Partia Socialiste ka fituar për herë të parë zonën e Paskuqanit në 35 vjet, teksa është mbyllur numërimi në këtë njësi.

Gjithsesi, diferenca mes PS-së dhe PD-së ka qenë vetëm 45 vota, ku përmbysja ka ardhur në kutitë e fundit.

Forcë e tretë në këtë zonë ka dalë PSD e Tom Doshit me 759 vota, e ndjekur nga “Mundësia” e Agron Shehajt me 572 vota.