Reperi i njohur shqiptar G-Bani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas një përgjigjeje spontane dhe plot humor gjatë një bashkëbisedimi virtual në Instagram.

Artistët shqiptarë shpesh bëhen objekt pyetjesh rreth jetës private dhe marrëdhënieve sentimentale, dhe duket se edhe G-Bani nuk i ka shpëtuar kësaj kurioziteti. Teksa zhvillonte një sesion pyetje-përgjigjesh me fansat përmes opsionit “Ask me a question”, një prej ndjekësve e pyeti drejtpërdrejt: “Pse nuk martohesh?”

Reperi vendosi të mos e shmangë pyetjen. Përkundrazi, ai iu përgjigj me një batutë që u komentua menjëherë në rrjet: “Se nuk kam leek!?”.

Përgjigjja e shkurtër, por me humor, u shpërnda me shpejtësi nga fansat, duke sjellë reagime të shumta dhe komente argëtuese në rrjetet sociale. Me këtë reagim, G-Bani tregoi edhe një herë aftësinë për t’i marrë me sportivitet pyetjet personale dhe për t’i kthyer ato në momente virale.