Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në punë ku humbi jetën 28-vjeçari një ditë më parë në Shëngjin.

Mësohet se punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin dhe ai është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Nën hetim janë vënë edhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhë dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Sipas inspektoriatit të punës, puonjonjësi ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.