Përmes një postimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa” do të kryhen punime që do të riparojnë ndriçimin që është jashtë funksionit.

Në njoftim thuhet se punimet do të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

Ndërkohë në kuadër të masave për kryerjen e punimeve do të bllokohet korsia e shpejtësisë Shkozet-Plepa dhe anasjelltas.

STATUSI NGA ARRSH:

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore ju njoftojnë se:

Në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)”, do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

👉Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EËO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .

Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit  Shkozet-Plepa,  apo  Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.

⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe!