Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave ka ndikuar që pushuesit të braktisin plazhin e Durrësit.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme reshjet e shiut kanë mbyllur çadrat si edhe kanë ulur numrin e pushuesve në bregdet.

Ndryshimi i motit në këtë fund gushti mesa duket është një sinjal që ndoshta tashmë sezoni turistik po shkon drejt fundit.

Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës së të nxehtit që përjetoi vendi ynë.