Në Qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 1121 kuti nga 1282 që janë në total. Deri tani diferenca mes PS dhe PS-ASHM është rreth 45,828 vota.
PS ka marrë në qarkun më të madh të vendit 177831 vota ose 47.62%. Socialistët kanë siguruar 19 mandate, 1 më më shumë se 4 vite më parë.
Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 132,003 vota ose 35.35%.
Në Qarkun e Tiranës, forcë e tretë politike renditet “Mundësia” e Agron Shehajt me 18,463 vota ose 4.94%.
Më pas vijnë partitë e tjera si PSD me 3.49% dhe Nisma-Shqipëria Bëhet 3.04% të cilat kanë siguruar tanimë nga një mandat apo dhe Koalicioni Euroatlantik me 1.90%, pa përfaqësim në Kuvend.
