Qendra e Gjuhëve të Huaja “Univers-D”, në këtë fillim viti shkollor vjen me një super ofertë për të gjithë ata që regjistrohen për të ndjekur kurset e gjuhëve të huaja dhe programet AFTERSCHOOL.
Oferta është e vlefshme deri në fund të muajit shtator.
“Viti i ri shkollor fillon me një ofertë të re për të gjithë kursantët, që do të ndjekin kursin pranë qendrës sonë. Kursantët e rinj e fillojnë vitin e ri shkollor me 50% skonto për muajin e parë. Gjithashtu, një risi për këtë vit shkollor është dhe programi Afterschool, i cili i ofrohet fëmijëve nga klasa e parë, deri në klasën e pestë. Oferta për programin e ri është muaji i parë falas”,- thotë administratorja e qendrës, Vjollca Buzani.
Me një eksperiencë 21-vjeçare në këtë fushë, qendra Univers-D është kthyer në qendër lider për përgatitjen e nxënësve të të gjitha grupmoshave në gjuhët e huaja anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht.
Por jo vetëm kaq, sepse larmishmëria e kurseve që ofrohen aty nuk kufizohet vetëm tek mësimdhënia e gjuhëve të huaja.
“Ofrojmë dhe kurse për të huajt, që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Njëkohësisht për kursantët e gjuhës shqipe realizojmë përgatitjen e tyre për provimet e Maturës Shtetërore dhe provimet e lirimit. Qendra jonë përveç kurseve të gjuhëve të huaja ofron edhe kurset për matematikën, për provimet e Maturës Shtetërore dhe provimet e lirimit”.
Mësimdhënie në grup apo individuale? Pranë kësaj qendre ofrohen të dyja mundësitë, prandaj përzgjedhja mbetet e juaja.
Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela digjitale për t’u ofruar kursantëve dhe mësuesve një proces mësimor interaktiv.
Klasat janë të gjitha të pajisura me tabelat digjitale, ku mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Libri që nxënësi ka përpara i hapet edhe në ekran, në tabelë. Gjithçka është e digjitalizuar”,- thotë Buzani.
Gjuha e huaj është shndërruar në një “pasaportë” mjaft të rëndësishme prandaj prindërit investojnë që vogëlushët e tyre të perfeksionojnë njohuritë që në moshë të mitur.
Për këtë arsye, pranë Qendrës “Univers-D” ofrohen të gjitha nivelet e kurseve, duke nisur nga ato fillestare e deri në nivel profesional.
“Kurset që ne ofrojmë janë nga niveli parashkollor. Më pas janë të gjitha nivelet sipas ndarjes evropiane të gjuhës A1, A2, B1, B2, C1, C2, pra deri në nivelin më të lartë C2 në të gjitha gjuhët”,- deklaron administratorja Buzani.
M.B.