Prania e qenve të rrugës në hapësira publike kthehet shpesh në shqetësim për qytetarët e Durrësit.

Kështu i ka ndodhur edhe kësaj zonje, e cila është kafshuar në orët e para të mëngjesit nga një qen rrugësh.

Ajo apelon që të merren masa, sepse raste të tilla janë të përsëritura.

“Ju lutem të merren masa për qentë, sepse qentë po na grijnë. Është herë e tretë që po më han në njërën këmbë”,– rrëfen ndër të tjera ajo.