NEW  YORK– Aktori Daniel Radcliffe kishte braktisur alkoolin dy vjet më parë, por duket se përsëri i është kthyer zakonit të vjetër. Miqtë i luten që të shkojë në rehabilitim.

Aktori Daniel Radcliffe sërish ka probleme me alkoolin, për ç’gjë ka shqetësuar shumë shokët e tij.

Kështu së fundi u hallakat dhe u fjalos me një D.J. në një klub nate në New York. "Daniel sërish është në fillim të problemeve të tij. Kur dehet humbet fare, ndërsa kjo gjë i ndodhi pikërisht në New York", tha burimi.

Ylli i Harry Potter ka pranuar se ka problem me alkoolin, për ç’gjë në vitin 2010 kishte lënë alkoolin. Por duket se përsëri i është kthyer zakonit të vjetër, transmeton RTL.

"I vjen shumë keq për incidentin dhe ka menduar që të kthehet në klub dhe të kërkojë falje. Miqtë e tij e lusin që të shkojë në rehabilitim dhe të ndërpresë alkoolin përgjithmonë", tha një burim.