Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak minutash një postim në “Facebook” një foto të tij teksa flet në telefon.

Rama ka bërë me dije se ka folur në telefon me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe se telefonata me vëllanë e tij, siç e quan atë, ishte tejet prekëse.

Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë,” shkruan ai.

Kjo telefonatë vjen teksa vendi ynë pret rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën e 11 majit. Momentalisht janë numëruar 2307 kuti nga 5225 ku PS kryeson më 53% e ndjekur nga PD me 34%.