Në nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”, kryeministri Edi Rama tha se ky projekt do të jetë një lokomotivë në ekonominë shqiptare. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe vetë investitori arab, Mohammed Alabbar.

“Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shumë yckla dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon njëe tjerët, ai i çeljes së kantierit, i fillimi të punës dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi.

“Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë si një lokomotivë që do sjell në impakt të jashtëzakonshëm në zhvillim.

Është investimi më i madh jo vetëm në vend por në rajon. Ky investim vjen si rezultat i vendosjes së një baze të re për Shqipërinë turistike, një vend që krijon besim, me rezultate të arritura deri tani shfaq një rezultat të jashtëzakonshëm.” tha Rama.