“Më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”.
Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama e përshkroi arritjen e marrëveshjes me Lulzim Bashën për zgjedhjet parlamentare.
Pak orë pas marrëveshjes së arritur Rama foli në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve, i thërritur tek Piramida në Tiranë, pak metra larg çadrës së opozitës dhe para paktit të publikuar ditën e sotme.
Kryeministri tha se më shumë sesa për çeljen e fushatës, brohoritjet duhet të jenë për realizimin e atij që e quajti objektiv strategjik: vettingun.
“Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqënie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale”, deklaroi Rama.
Marrëveshja, thotë Kryeministri, heq çdo alibi për opozitën.
“Opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë procesin në këto 37 ditë dhe në fund do të jetë e detyruar që të pranojë rezultatin pa “sikur”, pa “por”, pa “këtej”, pa “andej”, u shpreh ai.
Rama: Më 25 qershor fiton PS, sot fituan shqiptarët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Helikopteri rus hyn në hapësirën ajrore të Polonisë, mbrojtja ajrore vihet në gatishmëri
Taylor Swift thyen rekordin në MTV VMAs, bëhet artistja me më shumë fitore në historinë e ceremonisë
Sako në konferencën për reformën e qeverisjes vendore në Ballkanin Perëndimor: Në fokus autonomia dhe shërbimet për qytetarët





