Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme kryesinë. Kryesocialisti Edi Rama i ka besuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha njësinë numër 1 në kryeqytet.

Mësohet se ministri Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili do të angazhohet në Kavajë.

Në fokus të mbledhjes së sotme të Kryesisë ka qenë gjithashtu analiza e punës në terren për procesin e votës së diasporës.