“Rama veç në Arabi ka mbetë, pse nuk bën biznese në Evropë e Amerikë?”
“Ta kthej unë përgjigjen vëlla: Sepse nuk duan, nuk kanë interes.”
Kanë qenë këto 2 komentet e qytetarëve në rrjetin e tij social në “Facebook”, të cilëve Kryeministri Rama ka zgjedhur të ju përgjigjet në rubrikën “Sy m’Sy”.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka hedhur poshtë këto aludime duke thënë se investitorët e huaj që vijnë kryesisht nga Evropa dhe Amerika bëjnë investime me vlerë mbi 1 miliardë euro gjatë 1 viti në Shqipëri.
Më tej, Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se para pak ditësh qeveria amerikane ka njoftuar se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë.