Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme familjen e 18-vjeçarit të ndjerë që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e sektorit Rinia në Durrës.

Me lule në duar, i shoqëruar kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga ministrja Mirela Kumbaro, kryeministri ka shprehur ngushëllimet familjarëve për dhimbjen e madhe.

Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ku kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit.

“NGUSHËLLIME.Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij“, shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar ne Facebook.