Antonio Rydiger nuk do të jetë mbrojtësi i vetëm që Reali do të afrojë në merkaton e verës.Një tjetër emër i përfolur në ambientin madrilen është ai i milanistit Davide Kalabria. 25-vjeçari ka rinovuar me kuqezinjtë dhe shihet si një lojtar i rëndësishëm.

Por trajneri Ançeloti ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se e sheh pjesë të planeve të tij mbrojtësin e Milanit. Kalabria ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë te kuqezinjtë e Milanos me 2 gola dhe 3 asiste në 31 takime të zhvilluara në këtë sezon.

Kjo paraqitje e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Ançeloti, i gatshëm t’i bëjë një vend në Realin e tij. Me afrimin e tij tekniku italian do të ndërtonte një mbrojtje “bombë” ku bëjnë pjesë edhe Militao, Alaba e Rydiger. Mediat italiane raportojnë se madrilenët i kanë bërë një ofertë të parë Milanit për mbrojtësin 25-vjeçar.

Bëhet fjalë për 30 milionë euro që kampionët e Spanjës kanë “hedhur” në tavolinë dhe janë në pritje të përgjigjes së kuqezinjve.