Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.

Ai është gjobitur me 40 mijë lekë të rinj, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz, Lamborghini ngjyrë portokalli.

Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me Lamborghinin portokalli.

Ndërkohë gjatë javës që lamë pas 11 shoferë u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë.

Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policët.