Kryebashkiakja Emiriana Sako ka parë nga afër punimet që po kryhen për restautimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2 nëntorit 2019.

Restaurimi i këtij muzeu ka dy vite që ka nisur dhe ai po kryhet në kuadër të programit #EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

“Muzeu Arkeologjik Kombëtar është një aset mjaft i rëndësishëm i qytetit pasi aty ekspozohen objektet më interesante të historisë së lashtë dhe trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të qytetit tonë.

#EU4culture është një program mjaft i rëndësishëm për qytetin tonë që do të sjellë rivitalizimin dhe futjen në guida ndërkombëtare të disa objekteve të trashëgimisë sonë kulturore. Këto ndërhyrje do të sjellin impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit gjithëvjetor në Durrës”,- shkruan ndër të tjera në postimin e saj kryebashkiakja Sako.